Pjepri është një nga frutat më të shijshme të verës dhe jo vetëm. Tuli i pjeprit është mjaft freskues dhe i ëmbël dhe me të nuk ke të ngopur. Brendësia e tij është e mbushur me fara të qullëta të cilat në shumicën e kohës përfundojnë në koshin e plehrave.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për vlerat e panjohura të farave të pjeprit. Ato janë të mbushura me ushqyes dhe kur thahen mund të konsumohen si një ushqim i shpejtë dhe shoqërues të pijeve të ndryshme. Farat nuk kanë aromë, por shija e tyre të kujton ëmbëlsinë e arrave. Farat e thata përdoren në pjekje, sallata, konfeta dhe pije.

Vlerat shëndetësore të farave të pjeprit

Sipas të dhënave, farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim vitaminash dhe mineralesh

Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin. Sipas të dhënave farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit. Këto minerale ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, forcimin e kockave dhe mbajtjen larg të diabetit.

Shëndeti i sistemit tretës

Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Farat e pjeprit për zemrën

Sipas të dhënave, farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha

Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë. Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Farat e pjeprit kundër stresit

Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke.

Shëndeti i veshkave

Vitamina E te farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të përdoren për të mbrojtur shëndetin e veshkave.

Si t’i konsumoni farat e pjeprit

Farat mund t’i hani të freskëta duke i përfshirë në sallata perimesh apo frutash. Ato mund t’i thani ose t’i përfshini në lëngje dhe supa sepse ofrojnë trashësinë dhe ëmbëlsinë e duhur./AgroWeb