Një grabitje ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme në një farmaci, ku autorët ende të paidentifikuar kanë mundur të marrin 15 mijë lekë të rinj.

Dy persona të armatosur me thikë dhe pistoletë kanë kërcënuar farmacisten duke i marrë paratë dhe më tej janë larguar në drejtim të paditur. 

Efektivët e komisariatit numër tre në kryeqytet kanë nisur kërkimet për autorët. Ndërkohë mësohet se gruaja në farmacinë e ndodhur në rrugën e Kavajës pranë Pallatit të Sportit “Farije Hoti”, ishte shtatzënë.

Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar me kapele dhe shall të zi. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.