Policia ka ashpërsuar masat në tregun e fruta-perimeve në Durrës në drejtim të qytetarëve.
Ndërsa është hapur fasha e orarit të lëvizjes deri në orën 17:30, njëkohësisht është janë shtuar kontrollet për ata që dalin jashtë banesës.
Në treg, Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit nuk lejonin asnjë person të hynte në markatë nëse nuk mbante doreza dhe maskë në fytyrë si masë paraprake për të shmangur përhapjen e COVID-19.
Qytetarët shprehen se kontrolli dhe kërkesa për t’u pajisur me këto elemente është shumë e domosdoshme dhe një gjë shumë e mirë, sepse i mbron ata nga përhapja e virusit.
Sipas tyre, vendosja e dorezave në treg shmang edhe prekjen e produkteve me dorë si nga qytetarët ashtu edhe nga tregtarët.
Qytetarët thonë se çmimet janë të larmishme, ka një rritje të lehtë në krahasim me produktet e stinës një vit më parë, por që pjesa më e madhe e konsumatorëve shkojnë të përzgjedhin produktet që kanë çmime të lira pavarësisht cilësisë që ofrohet.
Të papunët thonë se po mbahen ende me të ardhurat që ju kanë dërguar fëmijët emigrantë, kryesisht nga Italia.
Në treg në pjesën më të madhe ruhet distanca, pasi sipas autoriteteve shëndetësore tregu është vendi ku virusi mund të përhapet më shpejt.
K.H.





