Policia ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur një 35-vjeçar nga Tirana pasi ndaloi qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Lezhë-Mamurras dhe organizoi gara shpejtësie me makina.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë dhe siç shihet nga pamjet e shpërndara nga policia, në rrugë është bllokuar plotësisht qarkullimi i mjeteve, pasi dy makinë bëjnë gara.
Por nuk ndalet me kaq, pamjet e kësaj gare publikohen në rrjetet sociale, çka ndihmoi policinë për të identifikuar një prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve në këtë garë.
Krahas procedimit penal dhe gjobitjes me 150 mijë lekë të reja të shtetasit Ervis Kosova, policia bëri edhe bllokimin e automjetit të tij, i cili ishte dërguar për çmontim në një servis.





