Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot për kërkesën e SPAK për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ditën e djeshme, Gjykata Antikorrupsion nuk mundi  të shprehej mbi propozimin e SPAK që e do të mbyllur nën arrest shtëpiak ish kryeministrin Sali Berisha.

Irena Gjoka vendosi të mendohet deri të enjten kur dhe do dalë me një verdikt. Deri sot në orën 15:00, koha është nën numërim mbrapsht edhe për ish kryeministrin që dyshohet për korrupsion dhe po aq e vlefshme edhe për 2 mbrojtësit e tij, të cilët nuk i kanë zbuluar lëvizjet e radhës.

“Vazhduam me gjykimin, i kërkuam gjykatës ta çojë në Gjykatën Kushtetuese  e cila ka lënë të pagjykuar në themel çështjen. Me autorizimin e Ramës vazhdoi gjyqi, për gjithë këto shkelje dhe rrëzim kërkesash. Edhe kjo kërkesë e përjashtimit do të rrëzohet. Ligji thotë kur ngrihet kërkesa për përjashtim, Gjykata nuk mund të japë gjykim. Këto do rrëzohen të gjitha, kështu që vazhdojmë. Argumentet ia kemi parashtruar gjykatës”, tha Gjokutaj.

Avokatët këmbëngulën se nuk ka rrethana që SPAK të ashpërsojë qëndrim. Ndonëse mbrojtja nuk i kurseu kritikat ndaj gjykatës dhe SPAK nuk kishte një parashikim se me çfarë vendimi mund të dalë gjykata të enjten

Nëse gjykata aprovon arrestin shtëpiak, masa e re ekzekutohet brenda ditës pas një urdhri që SPAK ia delegon policisë.