Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, kanë vijuar kontrollet e befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në qytetin e Durrësit.
Operacioni policor, i koduar “Fati i lojërave”, ka çuar pas hekurave 2 shtetas, të akuzuar për organizimin e lotarive të paligjshme.
Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 17, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
O. P., 47 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht shtetasit Dh. B., 33 vjeç, I. K., 40 vjeç dhe N. H., 56 vjeç, banues në Durrës.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





