Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar në Shijak, pasi kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit.
Mësohet se në pranga ka përfundfuar shtetasi me iniciale, O. Xh., i cili akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin ” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme.
Njoftimii plotë:
Shijak
Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, goditet 1 rast tjetër i organizimit të veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.
Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tij, për organizimin e lojërave të fatit.
Sekuestrohet celulari që përdorej për vendosjen e basteve sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-O. Xh., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin ” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shijak, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll në lokalin e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





