Fati, përfundimisht është i pafat. Sulmuesi pritej të shitej nga Barcelona, por një dëmtim, komplikon të ardhmen e tij. 

Në sezonin e fundit, ai ishte në huazim te Brighton dhe pati paraqitje jo fort pozitive, por tani vjen edhe dëmtimi i tij.

“Gjatë stërvitjes së të martës, lojtari i ekipit të parë, Ansu Fati, ka pësuar një dëmtim në shputën e këmbës së djathtë. Ai do të vazhdojë trajtimin në Barcelonë dhe koha e riaftësimit do të përcaktohet kur të kthehet në stërvitje me evolucionin e tij”, thuhet në njoftimin e klubit katalanas. 

Në këto kushte Barça do ta ketë më të komplikuar të vendosë në treg një lojtar që nuk është në gjendje fizike.

Nga ana tjetër presidenti Laporta po shpreson të mbyll marrëveshjet me Nico Williams dhe Dani Olmon, që shkëlqyen në Euro 2024.