6 shtator 2015 – Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit socialist Armando Prenga.
Vendimi i Këshillit erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë nesër në orën 10:00 mblidhet Kuvendi, që pritet të miratojë edhe propozimin e Këshillit, që do t’i hapë rrugë më pas dhe arrestimit të deputetit nga Prokuroria.
I pranishëm në mbledhje ishte dhe vetë deputeti Prenga, i cili u shoqërua nën masa të rrepta sigurie. Sipas tij, është ngritur një vorbull dhe po akuzohet padrejtësisht, pasi me armën e tij nuk është plagosur askush. Megjithatë, Prenga theksoi se do të presë i durueshëm vendimin që do të merret në lidhje me të.
/portali DurresLajm/