Parashikime të zymta kanë analistët e mbrojtjes për situatën në Kiev. Duke folur për britaniken Sky News, analisti i mbrojtjes dhe sigurisë Michael Clarke, tha se kështu siç po përshkallëzohet situata në Kiev, deri në fund të natës, do të jemi duke dëgjuar kërkesa nga rusët teksa përparojnë gjithnjë e më shumë në kryeqytet.

Sipas analistit, me gjasë ata do të kërkojnë largimin e qeverisë ukrainase, duke thënë se nëse do ta pranojë kërkesën e tyre, do të zbarkojnë në paqe. Por nëse qeveria nuk pranon të zbrapset, ata do të kërcënojnë se do të futen me forcë.

Nëse ukrainasit do të bien dakord, këtë nuk e dimë”, tha Clarke. Sipas tij, nëse do të kishte një betejë, ajo do të ishte e tmerrshme, teksa shtoi se “në një mënyrë apo një tjetër rusët do ta marrin Kievin nën kontroll në fund të natës”. “Në termat e së ardhmes së një Ukrainë të lirë dhe demokratike, fati i saj do të vendoset sot”, shtoi ai.