Fation Kuqari ka marrë vendimin për tu larguar nga Big Brother VIP 3.

Shkak është bërë përplasja Meriton-Rike, ku në një moment kur i kërkoi llogari për gjestin e shëmtuar reperi e thirri burracak dhe “hë bukurosh…”.

Fationi argumentoi se e ka privuar veten të mos ndërmerrte një veprim jo racional përgjatë gjithë ditës së sotme duke konfrontuar Meritonin, dhe nëse ky i fundit nuk do të dilte nga shtëpia përmes eliminimit, ai vetë do të tërhiqej.

Ledion Liço: Fation eja edhe njëherë me mua në dhomën e rrëfimit.

Fationi: Po.

Ledion Liço: Unë nuk dua të zgjatemi, por dua vetëm të të pyes që a je i gatshëm të lësh shtëpinë për shkak të një konkurrenti tjetër?

Fationi: Jo, thjesht unë kam marrë vendimin tim dhe nëse ai nuk do të dilte përgjatë këtij nominimi unë do të lija derën e kësaj shtëpie. Dhe e kam vendosur Ledjon, do të lë shtëpinë.

Ledion Liço: Mos po e bën këtë për t’i qëndruar fjalës tënde sepse nuk ka asnjë peshë…

Fationi: Edhe t’i qëndroj fjalës time, por më shumë sepse unë i kam parë me sytë e mi disa gjëra. Normalisht në fund publiku vendos, por unë nuk jam dakord… Unë kam ndenjur sot shtrirë vetëm për të mos e parë dhe shkëmbyer me atë djalin. Ai nuk më tha thjesht bukurosh, por ishte “hë bukurosh…”, që tregon qartë se ishte provokim. Unë e kuptoj se jemi në një lojë në Big Brother, por që unë si Fation e kam vendosur. Prandaj prita edhe pjesën e eliminimit. Nëse nuk do të dilte ai, do të largohesha unë. S’ka të bëjë me atë, më shumë ka të bëjë me disa nga situatat e mija.

Ledion Liço: A je i sigurt.

Fationi: Shumë i sigurt, e kam të ndarë realisht.