17 qershor 2015 – Një 15-vjeçar ende i paidentifikuar humbi jetën sot në mbrëmje në lagjen 16 të Durrësit, kur ai shkeli pa dashje një kabëll elektrik. Mendohet se kablli ka qenë i zhveshur dhe nga reshjet intensive të shiut është bërë i rrezikshëm. Djali ka qenë në këmbë, duke u kthyer në shtëpi, kur ka vënë këmbën mbi kabllin elektrik. Vdekja ka qenë e menjëhershme. Dëshmitarët e rastit lajmëruan policinë, e cila e ka marrë trupin e viktimës drejt morgut, por ende nuk dihet emri i tij, për shkak se me vete nuk kishte asnjë dokument.
Aktualisht gjysma e qytetit të Durrësit është pa energji elektrike.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





