Çifti mjaft i pëlqyer për publikun, Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë zgjedhur në kopertinën e të dashuruarve të "RevistaWho", e publikuar më 14 shkurt.
Shefi i kuzhinës dhe moderatorja simpatike, kanë rrëfyer 14 histori të historisë së tyre të dashurisë, të cilat fansat nuk i kanë ditur më parë.
- Grindemi çdo mbrëmje kur duhet të zgjedhim një film për shkak të titrave. Unë dëshiroj të jenë në anglisht, ndërsa Alfio italisht.
- Gjatë udhëtimit në Cappadocia, në një pikë turistike, Alfio u ul në gjunjë sikur po më propozonte dhe qindra japonezë nisën të na bënin foto, derisa ju tha se ishte një shaka.
- Për ditëlindjen time Alfio ka marrë lulen time të preferuar në një kuti qelqi me vete nga Shqipëria në Turqi, vetëm e vetëm që të ma dhuronte atje, pa e vënë re unë.
- Alfio fle gjithmonë në çdo fluturim, madje dhe gërhet.
- Takimi i parë i Alfios dhe mamit tim ka qenë kur unë isha e shtruar në spital.
- Kemi humbur plot 3 orë në metronë e Parisit, derisa Alfio nisi të lexonte një hartë të qytetit.
- Kemi punuar një vit për të njëjtin televizion dhe nuk jemi takuar kurrë.
- Alfio ruan akoma letrën e paketimit të çajit të parë që kemi pirë bashkë.
- Kurse Fatma ruan një trendafil blu, të parin që i kam dhuruar dhe ajo ka bërë shoferen time për 6 muaj, pasi më kishin bllokuar patentën.
- Kur ne debatojmë, i vetmi njeri që mund të na pajtojë është mamaja e Alfios.
- Nuk degjojmë dhe nuk preferojmë të njëjtën muzikë. Në shtëpi vendosim dy këngë të ndryshme njëkohësisht.
- Një ndër gjërat që nuk do e harroj kurrë është një kovë me ujë të ftohtë që Alfio ma ka hedhur kur po bëja dush. Sigurisht që po këndoja!
- Nuk e kemi ‘password-in’ e telefonit të njëri-tjetrit.
- Gjatë një udhëtimi në dimër, jemi bllokuar tre orë në një pyll afër pistës së skive.





