Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani ishin në dukje një çift perfekt dhe shumë i dashur për publikun. Dyshja e njohur publikon shpesh foto familjare në rrjetet sociale, ku i tregonin dashurinë njëri-tjetrit.

Por çifti, prindër të një djali, prej shumë muajsh nuk janë pozuar së bashku dhe imazhet nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Instagram datojnë nga vitit i kaluar.

Moderatorja dhe kuzhinieri ndajnë me ndjekësit në rrjetin social foto të veçanta me djalin e tyre, por jo së bashku duke nxitur thashethemet se çifti janë ndarë ose kanë një krizë në marrëdhënien e tyre.

Edhe pse ndiqen në rrjetin social, ata nuk bëjnë më komente të ëmbla në postimet e tyre, duke nxitur akoma më shumë dyshimet.

Ndërkohë as Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani nuk kanë reaguar ndaj këtyre lajmeve.

Çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Noah, në janar të vitit 2016, disa kohë përpara se kuzhinieri t’i bënte propozimin për martesë moderatores në 26 vjetorin e saj të lindjes.