Komentet rreth këngës tashmë i kanë lënë vendin komentetve rreth anglishtes së folur nga Eneda Tarifa, përfaqësuesja e vendit tonë në Eurovizon. Shkak është bërë momenti kur Tarifa nuk po gjente fjalën e duhur për t’u shprehur në anglisht.

Krahas komenteve të shumta ka reaguar edhe gazetarja Fatma Haxhialiu, e cila shpesh herë është venë në qenër të vëmendjes për ‘thumbimet’ e saj. Fatma, i ka dalë në mbrojtje Enedës duke thënë:  “E mirë ma shpjegoni tani ca kishte për të qeshur që Eneda Tarifa nuk gjente fjalët në anglisht gjatë intervistës?  Se gjysma e atyre që u mekën, mezi ngasin shqipen e jo më anglishten. Ja dhe ta zëmë nuk di anglisht e ca pastaj?  Apo siç thonë mamatë, la nam e mori vesh bota që e bija filanit nga Shqipëria nuk di gjuhë të huaj, ja pse duhet gjuhë e huaj. Se pritet që ne shqipëtarët të dimë gjithçka si racë superiore që jemi. A pika ne dhe angëlishtes tonë, se e ndritëm me të tjerat dhe kjo na ngeli !!!