Moderatoret e njohura të emisionit "Thumb", Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, prej shumë vitesh janë jo vetëm kolege por edhe mikesha shumë të mira. Kjo gjë vërtetohet fare lehtë edhe nëse do i hedhni një sy profileve të vajzave në Instagram, ku do të shihni mjaft komente "funny" në postimet e njëra tjetrës.

Të ftuara në emisionin "Late Night Show" në Ora News, Fatma tha se ato nuk e konsiderojnë më njëra-tjetrën vetëm shoqe, por edhe familje. 

Fatma Haxhialiu: Jam xheloze për vullnetin që ka Aulona. Jam njeri që i lë gjërat në mes. Mërzitem, e nis me shumë qelf por më mbaron shumë shpejt qejfi.

Kastro Zizo: Je vërtet shoqe?

Fatma Haxhialiu: Tani nuk jemi shoqe, jemi familje

Aulona Musta: Dimë çdo sekret të njëra-tjetrës.

Kastro Zizo: Flisni vërtet?

Aulona Musta: Për çdo gjë. Burra ne flasim për çdo gjë për ju. Burrat tanë domethënë. (Qeshin)