Ndër të ftuarit në emisionin ‘Thumb’ ka qenë dhe moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother, Alba Çobaj. Alba ka nisur një projekt të ri, ku moderon emisionin ‘Ditë për ditë në TV Klan’. Projekti kishte shumë kohë që përflitej të realizohej dhe u lançua para pak ditësh.

“Tani që je në Tv Klan, kë ke kapur ti që je futur në një televizion aq të madh, në një emision të përditshëm?”,- ishte pyetja thumbuese e Fatmës dhe Alba nuk ia përtoi përgjigjen.

“Të jem e sinqertë po të ishte se do ishte kjo rruga që unë do të doja të kisha ndjekur, sa ndryshe do ishin gjërat. Janë shumë shumë gjëra të tjera që njerëzit nuk kanë pse t’i dinë. Ta thashë, shohin vetëm rezultatin final në ekran, por gjithë stërmundimin dhe lodhjen tonë nuk e shohin dhe nuk jemi as pse tja tregojmë që po vuajmë, sepse është zgjedhje e jona. Por që do ishte shumë ndryshe nëse do ishte ashtu siç the ti.”- është shprehur Alba Çobaj.