TIRANË- “Ethet” e zgjedhjeve të viti 2013 nuk kanë kapur vetëm partitë e mëdha, por edhe të vogla. Në konferencën e Partisë Republikane, kreu i saj Fatmir Mediu kujtoi se çështja e bashkimit kombëtar ka qenë dhe është në themel të saj, ndërkohë që bëri apel që të mos cështja kombëtare të mos përdoret për përfitime politike. 

“Cështja kombëtare është në gjendur të diskutimeve tona dhe me vite na ka distancuar dhe në 22 vjet Partia Republikane e ka pasur si bosht të partisë së saj. Të flasin për cështje kombëtare, por e vërteta historike është se përvec përpjekjeve tona, kontributeve të patriotëve shqiptarë dhe të shoqërisë shqiptare për të ndërtuar shtetin dhe kombin ne kemi pasur krah SHBA dhe BE. Nëse nuk do të vlerësonin dhe konsultoheshim me ta ne do shkonim krah rreziqeve të rrezikshme. Pra të jemi të zotët të kapitalizojmë të mirat dhe të këqijat. Të thuash sot se cështja shqiptare është në udhëkryq është utopi dhe sharlatanizëm. Shqiptarët janë faktor kryesor. Banalizimi i saj me retorikë boshe do të bënte që shqiptarët të vendosin në pikëpyetje dhe angazhimin tonë dhe rrugën tonë evropiane. Kombi nuk nxirret në Pazar, për përfitime partiake”, deklaroi Mediu. 

Mediu që kritikoi qeverinë për cështjen e pronës duke vërejtur se është bërë një ndarje e padrejtë, pasi pronarëve legjitimë i është mohuar e drejta. “Shteti i ka dhënë atij që si takon pronën. Cështja e pronës private nuk është cështje politike por e së drejtës”, deklaroi Mediu. 

“PR e ka pasur cështjen kombëtare primare, kombi familja prona, kanë qenë pikat kyce e programit tonë, kemi qenë dhe jemi për zgjidhjen e Kosovës, cështjen came dhe shqiptarët e Maqedonisë. Konflikti dhe sharlatanizmi do na nxirrte nga rruga e Evropës. Rruga e kombit shqiptar është anëtarësimi në BE. Si komb i bashkuar në Evropë të bashkuar. Ne kemi shumë për të bërë koordinim të të gjitha trevave shqiptare, të gjithë duhet të koordinojmë rrugën tonë për të konsideruar mendimin tonë, si dhe një bashkim tregu se në thelb të zhvillimit të një shoqërore është liria. Së treti ne duhet të vlerësojmë histori të përbashkët dhe duhet të vlerësojmë sistem edukimi të përbashkët”, kjo tha Mediu është zgjidhja e PR-së për cështjen kombëtare. 

Ndërkohë, sa i takon rezolutës came e cila pak ditë më parë u prezantua nga PDIU, Mediu tha se PS do e mbësthesë sic ka bërë gjithnjë. “Mbështesim rezolutën came, e kemi ngritur këtë cështje edhe më parë dhe në 2004 kemi qenë ne promotor të cështjes came”, deklaroi Mediu. 

Mediu ka kritikuar ashpër edhe kreun e opozitës Edi Rama, i cili me bllokimin e tre ligjeve të kërkuara nga BE, sipas tij po frenon ëndrrën e evropiane të shqiptarëve.