Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu konsumoi sot një kafe pune me Ambasadorin amerikan Donald Lu.

Takimi zgjati më shumë se 1 orë në ABA Center dhe mësohet se ishte thirrur nga diplomati amerikan.

Në fokus të diskutimeve mes tyre mendohet të ketë qenë situata e fundit politike në vend. Zhvillimi vjen në një kohë kur ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë shtuar presionet për marrjen pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Një ditë më parë Mediu u pa në kafe dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, porse kreu i PR-së tha se kjo ishte një kafe mes komshinjsh dhe miqsh dhe se nuk kishte lidhje me aktualitetin politik.