Fatmir Xhafaj është larguar nga godina e Ministrisë së Brendshme rreth orës 8 e 40 minuta të mbrëmjes së kësaj të shtune.

Xhafaj nuk ka zgjedhur të prononcohej për gazetarët.

Ai hyri në zyrën e tij rreth mesditës, për të dalë 8 orë më pas.

Më herët, në një reagim në Twitter, ai iu përgjigj akuzave të opozitës.

“I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”, shkruante mes të tjerash Fatmir Xhafaj.