Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbërritur sot në Elbasan bashkë me ministrat Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi.

Po kështu mësohet se në Elbasan ndodhen edhe 12 drejtorët e Policisë të 12 qarqeve të vendit.

Xhafaj ndodhet në Elbasan pasi do të prezantohet modeli i ristrukturuar i Drejtorisë së Policisë në kuadër të projektit suedez dhe lançimi publik i “Platformës së Policimit dhe Sigurisë në Komunitet”.