Era Istrefi dhe Faton Shoshi përveç marrëdhënies profesionale, thuhej se kishin edhe një lidhje dashurie.
Kohët e fundit ata kanë qenë në qendër të vëmendjes, për shkak se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, nuk rinovuan kontratën, nisur nga këto edhe lidhja e tyre e dashurisë supozohej të kishte marrë fund.
Lidhur me këtë “mister” që ishte krijuar për marrëdhënien mes këngëtares së njohur dhe menaxherit të saj, vetë Fatoni ka zgjedhur që të japë një përgjigje, duke shuar të gjitha dyshimet.
I ftuar në emisionin “Thumb”, Fatoni ka konfirmuar se ai nuk është më menaxheri i Era Istrefit, si pasojë e disa mosmarrëveshjeve që nisën që tek kënga “RedRum” të cilat vijuan edhe më pas, derisa vendosën që të shkëpusin çdo lidhje.
"E vërteta qëndron se kemi pas disa mosmarrëveshje të vogla kështu që vendosëm që të ndajmë, rrugët tona. Jemi miq, ajo ka vendosur të ndjekë rrugën e saj, unë timen. Tek kënga ‘RedRum ka qenë mosmarrëveshja e parë. Ato donin që të bënim muzikë ndërkombëtare, disi më ndryshe, ndërsa unë doja diçka tjetër", u shpreh ai./Class





