Fatos Nano, një nga figurat kryesore politike të viteve të demokracisë, është rikthyer mesditën e sotme në ekranin e televizionit.

Nano dha një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu me rastin e 20 vjetorit të emisionit “Opinion” në tv Klan.

I pyetur nga Fevziu, ai tha se intervista e tij më e vështirë ka qenë ajo e 18 tetorit 2001.

Fevziu: Atehere, si e more vendimin per te ardhur ne studio dhe per te folur per divorcin dhe çfare mund te thuash tani?

Nano: Ishte konsumim i martesës së parë me ish-bashkeshorten Rexhina dhe që për fat të mirë i kemi dhene nje zgjidhje qe na mundeson te marrim fryme lirisht. Kemi dy familje…por qe komunikojme.

FevziuJe penduar që je marrë me politike?

Nano: Çfarë mund të bëja tjetër…

Mund te them se nuk e kam bërë keq punën, por me shumë dashuri. Ka patur pasion më të madh politika asokohe.

Fevziu: Ç’mendoni për politikën aktuale?

Nano: Sot jemi larg parametrave dhe përjetimit jetik të ngjarjeve dhe politikës.

Fevziu: Çfarë keni fituar e humbur nga politika?

Nano: Kam fituar në formim, kam fituar në rreth shoqëror, në marrëdhëniet reciproke, nga vlerësimi i madh i njerëzve. Dhe sigurisht që kam humbur nga disa nga të bukurat e jetës.

Fevziu: Keni marrë njerëz që ju keni dhënë pushtetin. Në momentin që nuk e ke më fuqinë, njerëzit të braktisin? Si ndodh?

Nano: Jam në gjëndje të dalloj. Shfaqja e parë është mungesa e mirënjohjes. Ndjeshëm. Ndjehet në mënyre të tillë që duhet të kesh përgatitje për ta duruar.  Dhe së dyti llogarit edhe tymnaja shqiptare dhe gjykimin e tyre mbi figurën time. Dhe njerëzit kthehen.

Fevziu: Po njerëz mirënjohës ka?

Nano: Ka, por janë specie e rrallë.