29qershor 2015 – Drejtuesit e Partisë Socialiste në vite ishin ftuar për të marrë pjesë sot në 24-vjetorin e saj. Një prej tyre ish-kryeminisri Fatos Nano. Por, ai nuk i është përgjigjur ftesës zyrtarisht, duke mos qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar pranë Teatrit Kombëtar. Përgjigjja duket se ka ardhur në formë të tërthortë nga ana e mikut të tij, Ylli Dylgjeri, i cili shkruan në facebook se Nano do të marrë pjesë në 25-vjetorin e Partisë Socialiste.

Nga ana e tij, Edi Rama, në fjalën përshëndetëse falenderoi dhe kontribuesit për krijimin e PS-së, duke nënkuptuar Fatos Nanon. Rama përshëndeti dhe praninë e demokratit Tritan Shehu në festën e socialistëve.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”