Ish-Kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Hygeia në kryeqytet.
Mësohet se Nano ndodhet në reanimacion prej 1 jave dhe sipas mjekëve, ai u paraqit në spital me insuficencë respiratore dhe aktualisht është i intubuar.
Por përpjekjet e mjekëve kanë nisur të japin rezultate pozitive dhe parametrat jetësore të ish-Kryeministrit Nano janë përmirësuar dhe niveli i oksigjenit në gjak është rritur.