Pasi Kuvendi i hoqi imunitetin Sali Berishës duke i hapur rrugë SPAK për të arrestuar ish-kryeministrin, deputeti socialist Erion Braçe ka rikujtuar arrestimin e ish-kreut të PS, Fatos Nano, rast që sipas tij nuk mund të krahasohet me atë të Berishës.
Braçe shkroi se Fatos Nano qëndroi në burg dhe nuk u hetua apo gjykua në liri, madje as u mbrojt nga imuniteti i të qenit kreu i opozitës së asaj kohe.
“Fatos Nano u arrestua e u dërgua menjëherë në burg, u mbajt në burg ditë me ditë nga 30 korriku i vitit 1993 deri në fundmarsin 1997!
Ndërkohe, PS qëndroi larg parlamentit vetëm dy javët e shok-ut të arrestimit, deputet u kthyen në Kuvend dhe i bene të dyja-edhe luftën për drejtësi, edhe opozitën e fortë kundër një regjimi që mbështetej ne një ekonomi të rreme, grabitëse deri të lëkurës së fundit te shqiptarëve; Gjithçka mbështetur ne fakte, argumenti, ide, platforma, kurrë me dhunë, flakadanë e kapsolla, tymuese e zjarr”, shkroi Braçe ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Fatos Nano-kthimi ne shtëpi, në liri!
(Mars 1997-3 vite e 8 muaj pas arrestit ne burg e burgut vete)
Fatos Nano nuk u hetua e as u gjykua ne liri, nuk u mbrojt nga imuniteti e as te qenit kryetar i opozites, as u vendos nen detyrimin te paraqitej para nje OPGJ-je e as te qendronte ne arrest shtepie;
Fatos Nano u arrestua e u dergua mjehere ne burg, u mbajt ne burg dite me dite nga 30 korriku i vitit 1993 deri ne fundmarsin 1997!
Nderkohe, PS qendroi larg parlamentit vetem dy javet e shok-ut te arrestimit, deputet u kthyhen ne Kuvend dhe i bene te dyja-edhe luften per drejtesi, edhe opoziten e forte kunder nje regjimi qe mbështetej ne nje ekonomi te rreme, grabitese deri te lekures se fundit te shiptareve; Gjithcka mbeshtetur ne fakte, argumenta, ide, platforma, kurre me dhune, flakadane e kapsolla, tymuese e zjarr;
Ai mbetet grupi me i mire i deputeteve dhe pararoja e reformimit e modernizimit te PS qe vijonte te ideohej nga burgu; Nderkohe ps kishte ne sheshe, fusha, rruge dhjetera mije njerez ne cdo thirrje; nuk munguan kurre me sakrifice ekstreme secili; Me ta e prej tyre nuk humbi asnje beteje politike, madje fitoi betejen kunder nje kushtetute te padenje per nje vend demokratik!
Fatos Nano ishte aty; Nuk mungoi, nuk u mund nga burgu, ju gjend te gjitheve ne beteje, mundi burgosesit e tij; I mundi si njeri, i lire e qytetar! Tani; Keto tre postime, jane HISTORIA e këtij vendi, doemos edhe e Fatos Nanos;
Nuk jane te krahasueshme me kerkend! Degjova sot gjithe diten ta krahasonin burgun e fatos nanos; boll, jeni gabim, nuk krahasohet, ishin dy bote te ndryshme, njera u mbyll padrejtesisht ne burg! Fatos Nano nuk iku, qendroi ne burg e ne Mars jashte tij; Qendroi ketu, si shqiptaret qe nuk iken!