Aspiroi deri në fund të bëhej president i Shqipërisë, por përfundoi duke bërë sekserin e Edi Ramës. Këtu ka përfunduar Fatos Nano, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i PS-së, që pasditen e sotme, duke përfituar nga miqësitë e tij ka kërkuar që të çajë opozitën në dysh, shkruan Syri.ent

I njwjti burim raportonse bëhet fjalë për një takim të zhvilluar në një lokal në zonën e Mulletit në periferi të Tiranës, ku Fatos Nano ka takuar kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke i kërkuar që të largohet nga opozita dhe të hyjë në zgjedhje.

Oferta për Dukën ka ardhur duke përfituar edhe nga fakti se PAA-ja është e regjistruar në KQZ. Edhe pse ai ka kërkuar disa herë që të ç’regjistrohet nga KQZ-ja, kjo e fundit nuk e ka shqyrtuar asnjëherë kërkesën e tij, siç duket duke pritur edhe ndërmjetësimin e Fatos Nanos që ai të braktisë opozitën dhe Edi Rama të ketë mundësinë të flasë e të thotë se opozita ka hyrë në zgjedhje.

Por çfarë ka ndodhur pasditen e sotme në Mullet.Biseda është përqendruar në faktin që Agron Duka dhe PAA të largohen nga opozita duke thënë se ‘Çadra e Lulzim Bashës është e papranueshme për Agrarët”.

Ndërkohë, Duka mësohet se i ka thënë Nanos që po të dojë mund ta vendosë të parin apo të dytin në listat e PAA-së për të kandiduar, qoftë në Tiranë, Durrës etj.

Fatos Nano – Agron Dukës: Ti duhet të ruash integritetin e vetes tende qe ke investuar… Përfiton Edi Rama, përfiton Tony Blair, t’i duhet të dalësh nga çadra… pastaj se çfarë bëhet mbrapa… Ti duhet të mbrosh idenë që çadrën e Lulzim Bashës unë nuk e pranoj. /SYRI.net