Përcillet për në banesën e fundit Fatos Nano, qindra të pranishëm i japin lamtumirën e fundit.
Nën tingujt e “My Way”, të Frank Sinatrës, arkëmorti me trupin e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano doli nga holli i Pallatit të Kongreseve, ndërsa familjarët, miqtë dhe deputetë socialist e ndoqën nga pas të shoqëruar nga muzika funebre.
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë hedhur karafila të bardhë në arkëmortin, duke pasuar me të tjerë figura politike që kanë shoqëruar kortezhin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pranë bashkëshortes së Fatos Nanos, ndenji Linda Rama e cila mbajti afër Xhoanën, ndërsa kryeministri Edi Rama u pa në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut.





