Ndryshimi i fashës së orarit nga qeveria, për të gjithë qytetarët që duan të kryejnë disa shërbime bazë, si pazari apo pagesat, duke e zgjatur në 90 minuta afatin, do të nisë të aplikohet nga nesër.

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ndryshuar fashën e orarit, ndërsa njofton se shërbimi për klientët do të qëndrojë i hapur deri në orën 17:30. Tashmë të gjithë qytetarët që duan të paguajnë energjinë elektrike, do të kenë mundësi ta paguajnë nga ora 06.00 deri në 17.30.