5 inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Sarandës janë shkarkuar nga deryra.
Burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije se me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma me motivacionin “moskryerje funksionale e detyrës”, janë shkarkuar inspektorët E.Braho, V. Qesari, E. Cakalli, T. Simoni dhe O. Durmishi.
Shkarkimi i tyre sipas burimeve pranë Bashkisë Sarandë lidhet me favorizimin e ndërtimeve pa leje në territorin e kësaj Bashkie.
Ndërkohë mësohet se në ditët në vijim pritet një aksion i Inspektoriatit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë për goditjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare.





