Teuta i ka marrë tepër seriozisht përgatitjet këtë sezon, teksa pas Ohrit, do të zhvendoset drejt Polonisë, për fazën e dytë përgatitore. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Ditën e martë, ekipi ynë do të udhëtojë drejt Polonisë, më konkretisht në Opalenica, ku do të zhvillojë dhe fazën e dytë përgatitore në prag të sezonit të ri 2025/26. Gjatë qëndrimit atje, përveç seancave stërvitore intensive, janë planifikuar edhe disa ndeshje miqësore, për të cilat do t’ju informojmë në ditët në vijim”, shkruan Teuta. Ja cilët janë lojtarët e larguar dhe të afruan në klubin durrsak:
Afrime: Gentian Selmani, Arlis Shala, Florjan Përgjoni, Sebastjan Spahiu?, Rustem Hoxha?, Ardit Toli, Alesandro Kacbufi?, Harallamb Qaqi, Albi Doka, Sebastian Gonzales Zela;
Largime: Arsid Kruja, Ergys Peposhi, Angelo Tafas, Theodoros Mingos, Vasilio Zogos, Renaldo Torraj, Erando Karabeci, Endri Dema.





