Itali, 20 mars 2014– Bledar Halili, 33 vjeç, konsiderohej si i “fundmi i Mohikanëve” i operacionit ndërkombëtar antimafie të quajtur “New Bridge”- Ura e re. Ky operacion i zhvilluar në shkurt të këtij viti çoi në burg 7 persona në SHBA dhe 17 në Itali. Bëhej fjalë për trafik droge, kokainë nga Amerika Latine (Brazil e Guajanë) për në Portin e Xhoja Tauros, që shtrihet në territorin e kontrolluar nga Ndrangheta kalabreze. Si ndërmjetës në këtë trafik vepronin familjet e vjetra mafioze të Nju Jorkut si psh familja Gambino apo familja Ursino në Kalabri, ndërsa pastrimin e parave e kryente Christos Fasarakis, grek etnik por shtetas amerikan, që kishte pozicion kyç në Alma Bank të Bruklinit (Nju Jork). Kjo organizatë kriminale krahas trafikut të kokainës ishte marrë edhe me kontrabandë armësh.
Rrjetës së FBI-së amerikane dhe të policisë italiane i shpëtoi vetëm Bledar Halili, që u arrestua në 19 mars, në bazën ku strehohej në qytezën e Orta di Atelias, rreth 15 km larg Napolit.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





