Francesco Becchetti është dënuar për sjellje të dhunshme për incidentin që e shkaktoi pas fitores së Leyton Orientit ndaj Portsmouthit me rezultat 3 me 2. Sky Sports raporton se pronari i televizionit shqiptar "Agon Channel" dhe i ekipit anglez Leyton Orient është incizuar me kamerë teksa shqelmonte Andy Hessenthaler, asistent i menaxherit të klubit.

Italiani ka kohë deri më 4 janar 2016 që të përgjigjet ndaj akuzave. Asistenti që u shkelmua nuk është brengosur për incidentin, madje ka thënë: "Kjo është Boxing Day. Kjo nuk është asgjë. Çdo gjë është në rregull. Kjo është diçka mes nesh që është zhvilluar në javën e fundit".