A mendon se je i aftë të drejtosh kombëtaren e futbollit të Belgjikës? Atëherë mund të aplikosh online për të siguruar një post të tillë, pasi Federata Belge e Futbollit ka postuar një lajmërim se po kërkon trajner dhe ka ftuar çdokënd që e mendon veten një kandidat të aftë, që ta kontaktojë. Federata Belge ka shpjeguar në lajmërimin e saj se kërkon një person “komunikues” i cili ka “prova të mjaftueshme se u transmeton njohuri taktike dhe strategjike” lojtarëve. Për të zënë vendin e lënë bosh pas shkarkimit të Mark Vilmots, kandidatët duhet të listojnë “eksperiencë dhe rezultate në botën e futbollit që po ndryshon me shpejtësi”. Kushdo që e mendon të arsyeshme, mund të aplikojë nëpërmjet faqes së internetit të Federatës Belge deri më datë 31 korrik.
Federata Belge, njoftim në internet për të gjetur pasuesin e Vilmots
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako vizitë në kishën ortodokse: Uroj nga zemra që kjo festë e shenjtë të sjellë dashuri, paqe dhe begati
Ari për herë të parë tejkalon vlerën prej 4 500 dollarë për ons
Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare aktori i njohur i serialit “Friends”





