E ardhmja e Rooney tek United duket shumë e pasigurt kohët e fundit, me 30-vjeçarin që i ka nisur nga stoli tri ndeshjet e fundit. Super Liga kineze ka shpenzuar 287 milionë euro në total këtë vit dhe një emër i rëndësishëm si Rooney, nëse do të arrijnë ta sigurojnë, do ta bënte akoma më tërheqës kampionatin kinez të futbollit në sytë e botës. “Wayne Rooney është një super yll në Kinë. Edhe djali im i vogël di gjithçka për Rooney dhe unë kam një fanellë me fotografinë e tij”, ka thënë përgjegjësi i marketingut i Federatës Kineze të Futbollit, Li Jiuquan. “Nëse Rooney do të luante në kampionatin tonë do të tërhiqte një vëmendje të madhe, jo vetëm brenda Kinës, por edhe në televizion në të gjithë botën, dhe do ta bënte këtë kampionat akoma më të rëndësishëm. Vetëm Messi dhe Ronaldo janë më të famshëm”. “Lojtarët do të vazhdojnë të vijnë në Kinë, kjo është e sigurt. Klubet tona duan të përmirësojnë nivelin dhe futbollistë të tillë tërheqin shumë tifozë”. Me rritjen e vazhdueshme të investimeve, Kina po bëhet protagoniste në merkaton botërore, duke paguar shuma të mëdha dhe duke ofruar rroga po aq të larta. Megjithatë, pavarësisht problemeve të tij tek United, Rooney fiton 345 mijë euro në javë dhe ka edhe 3 vite të tjera në kontratë. Kinezët kanë arritur të bindin lojtarë si Ramires, Gervinho, Hulk, Jackson Martinez, Ezequiel Lavezzi dhe Graziano Pelle në vitet e fundit, por transferimi i një lojtari si Rooney do të shkaktonte shumë bujë. Sulmuesi anglez ka luajtur vetëm dy ndeshje të plota në Premier League në këtë sezon dhe është aktivizuar nga stoli në fitoren 4-1 kundër Leicester dhe barazimin 1-1 ndaj Stoke.
Federata Kineze nis fushatën për të bindur Wayne Rooney
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dita Botërore e Vallëzimit, si u festua në Durrës
Dita Botërore e Vallëzimit, si u festua në Durrës (VIDEO)
eDreams: Edhe Tirana ndër të përzgjedhurat e turistëve italianë në fundjavën e gjatë të 1 majit
“Ndalesa tjetër, 140”, Irani ironizon dhe sulmon administratën Trump për çmimin e naftës





