Federata Shqiptare e Peshëngritjes e ka paguar me një çmim të kripur përfaqësimin e shtangës kuqezi në Olimpiadën e Rios. 100 mijë dollarë është gjoba e paguar për llogari të Agjencisë Ndëkombëtare Antidoping, e cila ka ndezur dritën jeshile për garimin e të vetmit peshëngritës, Briken Calja në këtë olimpiadë. Vendimi për pagesën e gjobës është marrë nga institucioni më i lartë i peshëngritjes në vend që gjatë viteve të fundit është përballur me probleme të shumta që lidhen kryesisht me çështjet e dopingut. Aktualisht, disa nga peshëngritësit më të mirë të vendit janë të detyruar të mos marrin pjesë në Olimpiadë për shak të skandalit të dopingut që përfshiu këtë sport në vitin 2014. Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitivë me substancën stanozolol gjatë Kampionatit Botëror të zhvilluar në Kazakistan. Gjithsesi, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes nuk përdori dorë të hekurt ndaj institucionit shqiptar, duke lejuar garimin në evenimentet ndërkombëtare me atletë të tjerë.
Federata shqiptare paguan 100 mijë euro në WADA
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Inteligjenca Artificiale/Arabia Saudite kryeson Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut
E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!
Ngjarje tronditëse në Brazil, vajza 2-vjeçare sulmohet për vdekje nga piranjat!
Çfarë e pengon planin e paqes Ukrainë-SHBA? Çështjet kryesore mbeten të pazgjidhura





