Kompania e monitorimit të basteve Federbet ka denoncuar miqësoren e Kukësit me skuadrën austriake Volfsberger, ku kampionët e Shqipërisë u mposhtën me rezultatin 7-0.
Sipas Federbet, koefiçentët e basteve gjatë ndeshjes kapën shifra shumë të çuditshme duke e bërë këtë ndeshje si të dyshuar për trukim.
“Ndeshjet miqësore filluan dhe menjëherë koefiçentë të çuditshëm mahnitës gjatë ndeshjes Volfsberger – Kukësi 7-0. Për të ardhur keq që asgjë nuk ndryshon, aktorët janë gjithnjë të njëjtët dhe ndeshjet miqësore shndërrohen në ushtrime për fiksimin e rezultateve të ndeshjeve”.