Roger Federer ka qenë i ftuar në ceremoninë e hapjes së “Film Festival të Zyrihut” dhe ka asistuar në prezantimin e filmit dedikuar ish-tenistit Borg McEnroe, që abzohet në rivaliteton mes dy tenistëve. I pyetur se nëse në të ardhmen do të pasqyrohet në një film është rivaliteti mes tij e Rafael Nadal, tenisti zviceran tha:
“Dyshoj se në të ardhmen do të ketë një film që të pasqyrojë rivalitetin mes meje dhe Rafa. Por nëse kjo gjë realizohet do të preferoja që të ishte një mes Matt damon, Leonardo Di Caprio dhe James Bond”, tha Federer.
I pyetur se vendin e cilit aktor do të kishte zënë nëse do të ishet në kinematofrafi, zvcierani nuk ka dyshime:
“Leonardo Di Caprio. Ka fituar këtë vit edhe çmimin Oscar dhe ka bërë gjithnjë filma të mëdhenj”, u shpreh Roger Federer, që javën e kaluar ka qenë pjesëmarrës në edicionin e parë të turneut “Laver Cup”, ku luajti për herë të parë në lojën dyshe së bashku me rivalin e tij të përjetshëm.
Rafael Nadal. Europa fitoi 15-9 atë turne ndaj “botës”.





