Bruksel, 30 gusht 2014 – Federica Mogherini është zgjedhur në krye të politikës së jashtme të Bashkimit evropian. Kjo u konfirmua nga presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Mogherini, zëvendëson në këtë post, baroneshën Catherine Ashton.
Shefat e shteteve të BE-së kanë vendosur në samitin e tyre të jashtëzakonshëm në Bruksel që të emërojnë Kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, për pasardhës të Herman van Rompuyt në postin e Presidentit të Këshillit Evropian.
Tusk do të ketë mandatin prej dhjetorit të këtij viti deri në maj të vitit 2017 ndërsa Mogherini do të jetë shefe e diplomacisë së BE-së, e njëherësh edhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, me mandat të plotë prej pesë vjetësh.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





