Për ditë të tëra është përfolur për një lidhje të mundshme midis dy artistëve të njohur Fedez dhe Clara, të cilët me këngën “Scelte Stupide” kanë ngritur dyshime për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Mesa duket kimia midis të dyve ekziston edhe jashtë studios së regjistrimit dhe skenës pasi revista e njohur Chi publikoi një foto të dyshes duke u puthur.
Në foton e përbashkët, ata ndodhen në një restorant në Romë, pas nëj performance njëri përballë tjetrit, fytyrat e tyre shumë afër që duket se preken dhe puthen dhe dora e reperit është mbi shpatullën e Clara-s.
“Lexoj shpikje rreth jetës sime private”, shkruan Clara në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ku mohon se ka një lidhje dashurie mes saj dhe Fedez.
“Arti i perspektivës në foto është i bukur”, vijon më tej ajo. Vetë këngëtarja është e lidhur me Jacopo Neri, i cili është në të njëjtën moshë me të dhe nuk është pjesë e botës së showbizit.






