Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Atlantikut të Veriut në Washington. Ndër të tjera ai foli edhe për ekstremizmin fetar, si një çështje e ndjeshme. Për këtë kryemnistri prezantoi nismën e fundit të qeverisë për mësimin në shkolla të lëndëve që japin njohuri mbi fenë, shkruan lapsi.
“Një nga masat kryesore është edukimi. Duhet të jemi tolerantë dhe kjo është baza e historisë sonë dhe për të cilën ne jemi krenar. Shqipëria ka qenë vendi i vetëm në Evropë që ka ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne jetojmë në një shoqëri ku njerëzit e respektojnë njëri-tjetrin për atë çka janë. Është koha për të reaguar, për të dhënë ndihmën tonë, për të shembull shembullin sinjifikativ siç është ai i Shqipërisë për harmoninë fetare. Ndaj, ka një diskutim të hapur”, tha Rama.





