Katy Perry është fejuar me Orlando Bloom. Këngëtarja konfirmoi Ditën e Shën Valentin lajmin e bukur. Duket se çifti ka ndërmarrë një hap të madh në jetën e tyre pas një romance 3-vjeçare, me ndarje dhe ribashkime.
34-vjeçarja postoi një foto në Instagram me aktorin dhe unazën e fejesës.
Nëna e Katy-t, Mary Hudson përhapi lajmin me anë të një postimi në "Facebook" ku ndau imazhet e propozimet dhe shkroi: "Shikoni kush u fejua."
Këngëtarja shihet duke qarë ndërsa qëndron nën një hark me trëndafila në formë zemre, teksa qëndronte në krahët e Bloom.





