Një prej çifteve më të famshëm të showbizit turk Burak Ozcivit dhe e dashura e tij, Fahriye Evcen, janë fejuar të mërkurën.
Në muajin dhjetor, Ozcivit, i njohur si Bali beu tek “Sulejmani i Madhërishëm, apo si Kemali në serialin “Dashuri Pafund”, i propozoi për martesë Fahrijes, njërës prej aktoreve më të bukura turke.
Ata u njohën gjatë xhirimeve të serialit “Çalikusu” në vitin 2014.
Media turke raporton se Ozcevit kishte udhëtuar drejt Gjermanisë të mërkurën, kur edhe kërkoi dorën e Fahrijes nga familja në qytetin e Solingenit.
Dy aktorët e njohur turq morën leje nga kompanitë e produksionit të serialeve të tyre për të udhëtuar drejt Gjermanisë. Me të marrë përgjigje pozitive nga familja e Fahrijes, e cila jeton prej vitesh në Gjermani, çifti vendosi edhe unazat e fejesës.
Ata pritet të martohen gjatë verës së këtij viti.