Jon Gjebrea shpesh herë ka qenë pjesë e mediave rozë jo vetëm për jetën që bën, por edhe për lidhjet e dashurisë.
Pak kohë më parë ai na prezantoi me të dashurën e re, me të cilën duket se ka një lidhje serioze prej rreth dy vitesh, e me të cilën ka vendosur të hedh një hap të rëndësishëm.
Në një foto të postuar në Insta Story, shohim dorën e Merlinit mbi atë të Jonit ku shndrin unaza me gur të gjelbërt.
Kjo foto tregon se dy të rinjtë kanë vendosur të hedhin hapin e madh të zyrtarizimit të lidhjes duke u fejuar.





