Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez njoftuan të shtunën se u fejuan. Çifti aktualisht është në Bahamas, për të shijuar ditët më të mira si të fejuar.

Andrew Brown, drejtor i WP Diamonds, vlerëzon se unaza që mori këngëtarja ka shtatë shifra.

“Duket se unaza ka një prerje të smeraldit rreth 10 karatë”,tha ai në një deklaratë për media. Vlera e unazës së saj mund të jetë më shumë se 1 milionë dollarë.

Lopez dhe Rodriguez janë së bashku nga viti 2017, ndërsa publikimi i tyre në Instagram tërhoqi vëmendje të madhe të mediave amerikane dhe botërore.

Në rast se martohen, për Jeniffer Lopez kjo do të martesa e katërt ndërsa për Rodriguezin martesa e dytë. Që të dy nga martesat e mëparshme kanë nga dy fëmijë.