30 janar 2015 –  Këngëtari i muzikës popullore shqiptare Sinan Hoxha është fejuar.Ai ka vendosur të bëjë publike lidhjen e fshehtë 2- vjeçare me shqiptaren nga Maqedonia, Andra Destani.

Burime pranë këngëtarit thanë se e fejuara e tij është 22- vjeç dhe jeton në Gjermani.

Ai e ka ndarë gëzimin e tij sëbashku me të fejuarën dhe miqtë e përbashkët, në një ambjent romantik dhe intim në Hamburg. Andrra Destani është e fejuara e Sinan Hoxhës, këngëtarit me zë bylbyli të muzikës popullore që ka adhurues po thuajse në të gjitha trojet shqiptare. E më sa duket pritja e tij për ta gjetur personin ideal për t’u fejuar ia ka vlejtur pasi që Andrra është ajo që i përshtatet atij. Destani jeton në Hamburg të Gjermanisë ndërkaq me prejardhje është nga qyteti shqiptar Kumanova, që gjendet në Maqedoni.