Piloti brazilian Felipe Massa (Williams) do te tërhiqet nga aktiviteti ne fund te sezonit 2016 pas 14 sezonesh ne nivel te larte ne Formula 1. Lajmi u bë i ditur nga skuderia e tij sot nëpërmjet një njoftimi zyrtar.
Massa do te diskutoje Cmimin e Madh te fundit ne karrierën e tij ne Abu Dhabi ne muajin nëntor, gara e tij e 250-te. Piloti 35-vjecar ka fituar 11 Çmime te Mëdha dhe ka hypur 41 here ne podiume.
Massa filloi karrierën e tij në moshën 8 vjeçare në “go-karting” dhe vazhdoi të garojë në kampionate kombëtare edhe për 7 vite të tjera. Ai më pas lëvizi tek Formula Chevrolet ku fitoi titullin për pilot. Ai më pas lëvizi tek Italian Formula Renault në vitin 2000 dhe fitoi titullin sëbashku me titullin europian.
Braziliani Massa gjithashtu ka garuar edhe në Euro Formula 3000 duke arritur të fitoj edhe titullin. Massa filloi karrierën e tij në Formula 1 me Sauberin përpara se të shkonte tek Ferrari, si pilot testues në vitin 2003.





