FRANCE, 12 shkurt 2013– Tetë aktiviste të lëvizjes feministe Femen kanë “festuar” me gjoks jashtë brenda katedrales Notre-Dame, në Paris lajmin e dorëheqjes së Papës. Vajzat janë futur në katedrale të veshura me kapota të gjata, të cilat i kanë hequr më pas në brendësi të katedrales.  

Në gjoksin dhe shpinën e tyre vajzat kishin shkruar sllogane si: “Jo homofobisë”, “Kriza e fesë”, “Bye-bye Benedeto” etj.

Sjellja e vajzave ka ngjallur reagime brenda katedrales, para se ato të largoheshin nga rojet e sigurisë së institucionit fetar. Por pasi kanë dalë jashtë katedrales ato janë ndalur në dyert e saj dhe kanë vijuar të lëshojnë sllogane në anglisht si: “Pope no more”, “In gay ëe trust” etj. pak kohë më parë disa anëtare të tjera të grupit Femen hodhën po këto sllogane në sheshin Shën Pjetër, në Vatikan, gjatë l’Angelus.