Rrjeti i femrave FEMEN që pati nismën nga Ukraina çdo ditë e më shumë po bëhet të famshme.
Protestat e tyre kundër fenomenve të ndryshme në botë në një formë karakteristike me gjoksat jashtë, nuk po kurse as edhe personat kishtar në Evorpë.
Kështu ndodhi edhe në aktivitetin e djeshëm në Bruksel, ku derisa peshkopi Andre Leonard po tentonte të mbajë një ligjëratë, një grup i këtyre vajzave u ngritën dhe me "ujë të bekuar" ju vërsulën peshkopit duke protestuar kundër homofobisë në kishë.
Gjatë tentimit për heshtjen e protestës, personat në afërsi të peshkopit goditën pamëshirshëm protestueset.





