Një fëmijë rreth 1-vjeç është rrëzuar nga shkallët në shtëpinë e tij në fshatin Arrameras në Fushë-Krujë.

Sipas policisë fëmija L.K është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.01.2018, në fshatin Arrameras Fushë-Krujë, në banesë, është rrëzuar nga shkallët fëmija L.K, vjeç 1, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.